Arbëri

KRU Prishtina apel qytetarëve: Mos e shpërdorni ujin e pijshëm

Descriptive Text

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kërkon nga qytetarët të përdorin në mënyrë racionale ujin e pijshëm në kohën kur vendi po vazhdon të përballet me temperatura të larta.

Siç thuhet në komunikatë, djegia e qëllimshme e hapësirave rreth burimeve sipërfaqësore dhe nëntokësore të ujit, po e rrezikon seriozisht furnizimin me ujë të pijshëm, përkatësisht objektet në të cilat trajtohet uji e pastaj i cili shpërndahet te konsumatorët.

“Meqenëse në këtë periudhë me temperatura të larta në vendin tonë kërkohet vazhdimisht kujdes maksimal në përdorimin sa më të drejtë të ujit në mënyrë që shpërndarja/distribuimi të bëhet njësoj për secilin konsumatorë, kërkesa e radhës dhe tejet e rëndësishme është kujdesi ndaj ambientit, respektivisht hapësirave përreth Impianteve të Trajtimit të ujit, Shkabaj, Badoc e Batllavë pastaj stacioneve, nënstacioneve dhe rezervuarëve të ujit. Ndalo shpërdorimin e ujit të pijshëm! Kujdes të shtuar ndaj mjedisit përreth objekteve të ujësjellësit!”, thuhet në komunikatë. \ ksp