Kur pritet ardhja e kontingjentit të fundit të autobusëve të rinj

27 qershor 2017 21:00

Nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 12, operatorët privatë të linjës 3 në kryeqytet, me autobusët e tyre, kanë protestuar kundër taksive ilegalë.

Mospastrimi i tregut nga inspektorati komunal, sipas përfaqësuesve të tyre, po ua pamundëson mbijetesën.

Vitia ka shtuar se që nga shkurti i këtij viti janë duke punuar pa kontrata, pasi ato nuk u janë vazhduar me arsyetimin se duhet pritur përfundimi i planit të mobilitetit. Ndërsa ka akuzuar Trafikun Urban se nuk i ka paguar mujoret dhe detyrimet për pensionistët.

Problemi në këtë linjë, sipas nënkryetarit të Prishtinës, Dardan Sejdiu, do të zgjidhet deri në shtator, kur të vijë kontingjenti i fundit i autobusëve të rinj dhe me përfundimin e planit të mobilitetit.

Ai insiston se pos taksive ilegalë, problem janë edhe shërbimet që ofrohen në këtë linjë.

Ndërsa, për ankesat e operatorëve rreth vendeve të punës dhe mundësisë së humbjes së linjës, Sejdiu ka thënë se ata duhet të zgjedhin, ose të kërkojnë punësim në Trafik Urban ose linjën, por jo të dyja.

I pari i Trafikut Urban, Halil Mustafa, ka mohuar akuzat për mospagesë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme