Arbëri

Deri në fund të vitit “Trafiku Urban” do të jetë i kompletuar

Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Halil Mustafa, tha se deri në fund të vitit trafiku publik në kryeqytet do të jetë funksional dhe i kompletuar.

“Deri në fund të vitit shpresoj që të jemi të kompletuar, duke përshirë edhe biletën e kompletuar. Edhe 21 autobus të tjerë shumë shpejt të kemi funksional. Ne e kemi edhe kontratën me BERZh që kenë kontrata afatgjatë. Nuk ka mundësi të kenë autobusët e viteve ’90-91. Privatët duhet të kenë Euro4. Nuk jemi kundër privatëve, por duhet të kemi një standard”, i tha televizionit publik Mustafa.

Sipas tij “Trafiku urban” nuk ka kontratë me askënd. ‘Ne kemi pezulluar kontratat me nënkontraktorët. Trafiku menaxhohen linjën 1 dhe 4. Unë jam shumë i kënaqur me këto dy linja”, tha ai.

Mustafa bëri me dije se janë pesë shtylla që do të ndërtohet sistemi i “Trafikut Urban”. “Ato janë: Monitorimi, vendosja e GPS-ve, marketingu si resor i veçantë, monitorimi i tyre dhe performanca e “Trafikut Urban”,, tha ai. Mustafa tha se kanë 3 kompani që janë në konsulencë me ta për funksionalizmin e “Trafikut Urban”.

“Po ashtu duhet të kemi biletën e integruar të “Trafikut Urban”, ajo duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, ose duhet të jetë biletë e përshkallëzuar”, tha ai.