Arbëri

Të dielën do mbesin pa ujë të pijshëm disa lagje në Prishtinë

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të disa punimeve në rrugën “Tirana” në kryeqytet, disa lagje do mbesin pa ujë të pijshëm.

Sipas KRU “Prishtina”, pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 12:00 do mbesin “Lakrishtja”, një pjesë e lagjes “Dardania”, dhe një pjesë e “Arbërisë” mbi hekurudhë deri te komuna e re e Prishtinës.

“Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit. Realizimi i punimeve teknike të tilla, po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më funksionale të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftim.