Arbëri

Komuna e Prishtinës thekson bashkëpunimin e frytshëm me DEMOS-in zviceran

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur për një takim mes zyrtarëve të saj me një delegacion zviceran.

Njoftimi saktëson se dje janë takuar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, bashkë me Drejtorin e Administratës, Muhedin Nushin, me delegacionin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të përbërë nga Adrian Maitre, zëvendës shef për bashkëpunim me Evropën Lindore, Georgette Bruchez, udhëeqëse e divizionit për Ballkanin perëndimor; Patrick Etienne, drejtor i SCO në Kosovë; Saranda Cana, nga SCOm Norbert Pijls, menaxher i projekteve në DEMOS, si dhe Ertan Munoglu, zëvendës menaxher në DEMOS.

Në këtë takim u diskutua për arritjet e Komunës së Prishtinës në realizimin e disa projekteve.

Komuna e Prishtinës deri më tani ka realizuar një varg projektesh në bashkëpunim me DEMOS-in, si rregullimi i oborrit të shkollës “Ismail Qemajli”, këndi i librave, këndi i luleve, parku “1 Tetori”, softueri për prokurim, financa dhe tatim në pronë, e të ngjashme.

Përfaqësuesit zviceranë përgjatë këtij takimi përgëzuan Komunën e Prishtinës për mënyrën e qeverisjes, duke theksuar se tashmë kjo Komunë është bërë shembull i mirë edhe për komuna të tjera jashtë territorit të Kosovës.