Arbëri

“Gropa Shpend Ahmeti” shpallet një gropë në rrugën “Haxhi Zeka”

Descriptive Text

Një gropë e madhe në rrugën “Haxhi Zeka” ka marrë çmimin për gropën më të madhe në Prishtinë, në vitin 2021. Pas shumë raportimeve për gropa në rrugët e kryeqytetit, emisioni 038 në KTV ka vendosur të ndajë katër goma për gropën të cilën e kemi quajtur “Gropa e Shpend Ahmetit”. Iniciativë e njëjtë ishte bërë edhe në vitin 2006, ku u zgjodh “Gropa e Ismet Beqirit”, që atëkohë udhëhiqte Prishtinën.

Të premten, me vendim të jurisë së përbërë nga dy pjesëtarë të grupit “Marakli t’Kerreve”, çmimin për fotografinë për gropën më të madhe, atë në rrugën “Haxhi Zeka”, e ka fituar Dardan Gashi. Ai do të marrë katër goma të cilat i dhuron “Eurogoma” dhe ato janë “SAVA” të modelit 205/55R16.

Të njëjtën gropë e ka fotografuar edhe Faton Murseli. Ai ka fituar një asistencë rrugore falas nga “AMCK”.

Gashi fitoi garën pasi ka dërguar fotografinë më herët se Murseli.

Gara ishte nisur me qëllim të ngritjes së vetëdijes për siguri më të madhe dhe të kërkohet më shumë përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës për mbylljen e gropave.