Arbëri

Në “Dardani” të kryeqytetit testohet projekti për riciklimin e mbeturinave

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën qeveritare gjermane-GIZ ka nisur zbatimin e pilot-projektit për riciklimin e mbeturinave në lagjen “Dardania”.

Në këtë lagje nga data 25 maj ka filluar ndarja e mbeturinave të riciklueshme nga ato të amvisërisë (mbeturinave ushqimore). Por, mbledhja e tyre ende nuk ka nisur të bëhet në mënyrë të organizuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Miranda Mullafazliu, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se projekti është duke u realizuar në bashkëpunim me GIZ-in, ndërsa që janë bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të këtij pilot- projekti.

Sipas saj, me fushatën e vetëdijesimit kanë filluar takimet e drejtpërdrejta me qytetarët e lagjes “Dardania”, me nxënës të dy shkollave, e pastaj edhe me biznese dhe institucione.

Megjithatë, drejtori i ndërmarrjes “Pastrimi”, Feim Salihu, ka thënë se në terren nuk është se po vërehet ndonjë ndryshim i madh në ndarjen e mbeturinave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.