Biznesmeni nga Peja është pronari i Audi Q7-shit më të famshëm në Kosovë

Biznesmeni nga Peja është pronari i Audi Q7-shit më të famshëm në Kosovë

17 qershor 2017 12:02

Lulzim Kastrati nga Peja, është blerësi i Audi Q7-shit më të famshëm në Kosovë.

Ai e bleu ish-veturën e ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, të cilën kryetari aktual, Shpend Ahmeti nuk e përdori asnjëherë.

22 mijë e 500 euro ishte shuma që dha pejani, derisa ajo fillestare ishte 21 mijë euro sot në Shtëpinë e Ankandeve.

Me të hyrë në makinë, pronari i ri i Q7-shit ka thënë për KTV-në se “ndjehet mirë që paratë nga kjo blerje do të shkojnë për bamirësi”.

Ai tha se i vjen mirë që vetura ka qenë e ish-kryetarit Mustafa, ndërsa ka thënë se nuk e ka blerë veturën për “t’i ndihmuar Shpend Ahmetit që të mbajë premtimin e tij për shitjen e kësaj veture luksoze”.

Në fakt, që kur e mori mandatin, në dhjetor të vitit 2013, Shpend Ahmeti kishte premtuar se do ta shesë këtë veturë. Ankandi i të shtunës ishte i treti për këtë veturë.

Audi Q7, me vit të prodhimit 2011, motor 4.2 dizel - me tërheqje katërrotëshe dhe vetëm 75 mijë kilometra të kaluara, sipas drejtuesve të ankandit, është e gatshme për shitje.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme