Në Prishtinë janë shtuar shumë qentë endacakë

27 shkurt 2017 22:10

Në Prishtinë qentë endacakë janë shtuar në numër. Kryesisht problem me ta, kanë banorët e lagjes Kodra e Trimave, por qentë shëtisin lirshëm edhe në qendër të kryeqytetit.

Zakonisht në mëngjes dhe mbrëmje, banorët e lagjes Kodra e Trimave përballen me rrezik të madh nga qentë endacakë, raporton KTV.

Thonë se janë sulmuar shpesh, andaj detyrohen të gjejnë rrugë alternative për të dalë në rrugët kryesore të qytetit.

Në komunën e Prishtinës thonë se shumimi i qenve deri në këtë masë është bërë në kohën kur nuk ka pasur kompani për trajtimin e tyre, por tash që është zgjidhur problemi.

Sipas Qorrit deri tani janë trajtuar 4000 qenë endacakë në nivel të Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme