Nënshkruhet Marrëveshja e Partneritetit “Vlerat e Olimpizmit”

Nënshkruhet Marrëveshja e Partneritetit “Vlerat e Olimpizmit”

27 shkurt 2017 14:08

D​rejtoresha e Drejtorisë së Arsimit​ në Komunën e Prishtinës, ​Arbërie Nagavci së bashku me​ Kryetarin​ e “Komitetit Olimpik Kombëtar të Kosovës” Besim Hasani si dhe me ​Drejtuesen​ e misionit të OJQ​-së​ “PLAY international”​ Ana Larderet, nënshkruan marrëveshje parnteriteti për projektin “Vlerat e Olimpizmit”, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Projekti “Vlerat e Olimpizmit” synon ngritjen e vetëdijësimit rreth ​v​lerave ​o​limpike dhe të drejtat e fëmijëve përmes aktiviteteve sportive - edukuese. Projekti është i mbishkruar në kornizë të aplikimit nga Parisi për drejtimin e Lojërave Olimpike dhe Para-Olimpike 2024 dhe fillimisht do të implementohet në tetë shkolla fillore të Komunës së Prishtinës me nxënësit e moshës nëntë vjeçare pra me nxënësit e kalsëve të treta të Komunës së Prishtinës

Organizata ​“​PLAY International​”​ do të organizojë dhe implementojë trajnime për vullnetarët dhe mësimdhënësit të cilët do të zhvillojnë aktivitete praktike në shkolla përkatëse. Përmes këtij projekti synohet që nxënësit e Komunës së Prishtinës të integrohen në shoqëri përmes lojërave dhe aktiviteteve sportive, me qëllim të zhvillimit të diturisë dhe aftësive jetësore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme