Arbëri

Nga sot të gjithë mund të lëvizin falas me autobusët e Trafikut Urban

Descriptive Text

Nga sot qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë do të jetë falas për gjithë qytetarët.

Kjo do të jetë për një muaj rresht. Kështu ka bërë të ditur gjatë së hënës kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, ka njoftuar Ahmeti.

Ahmeti ka folur edhe për propozimin e asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që transporti falas për udhëtarët të jetë për katër muaj, për çka ai thotë se përkundër që ky është një propozim i mirë një vendim i tillë nuk mund të merret pa ndryshuar buxheti.

Mirëpo ai thotë se pas muajit dhjetor do të vlerësohet situata e re varësisht nga buxheti dhe situata financiare.