Arbëri

Banorët në “Bregun e Diellit” ende pa rrymë prej të premtes mbrëma, KEDS-i thotë janë duke punuar

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, ka njoftuar se janë duke punuar me kapacitete të kufizuara deri në energjizimin e plotë të të gjithë konsumatorëve.

KEDS-i përmes Facebook, thotë se kjo po ndodhë për shkak të ngarkesave momentale që po i rrezikojnë asetet e KOSTT-it, raporton KOHA.

“KEDS po bën të pamundurën që të kthej sa më parë furnizimin me energji elektrike për të gjithë konsumatorë. Me dhjetëra ekipe të KEDS janë në terren duke punuar pandërprerë në mënyrë që të gjithë konsumatorëve tu kthehet furnizimi me energji elektrike”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Në anën tjetër, KOSTT-i ka njoftuar se që nga mbrëmja e së premtes, ekipet e tyre dhe të KEDS-it kanë dalë në terren për verifikimin e prishjeve dhe rregullimin e tyre. KOSTT-i ka shkruar se për shkak të rritje së madhe të konsumit, mund të ketë reduktim të ngarkesës gjatë pikut deri në 5MW.

Në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është raportuar për mbi 12 orë mungesë të rrymës.