Arbëri

Shumica e shkollave në kryeqytet kanë mësimdhënës të infektuar

Virusi COVID-19 ka arritur të përhapet pothuajse në çdo shkollë të Prishtinës, ndonëse mësimi është ndërprerë që në fillim të pandemisë.

Në shumicën e institucioneve shkollore në kryeqytet, sipas komunës, ka mësimdhënës apo drejtorë të infektuar.

E kjo situatë vlerësohet alarmante nga Drejtoria e Arsimit, ndonëse nuk ka numër të saktë të të infektuarve, raporton KOHA.

Stafet e shkollave kanë dalë në punë për të kryer proceduat që kërkohen për përmbylljen e vitit shkollor. 

Kurse, sipas drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, deri më tani nuk ka pasur raste kur kolegët kanë infektuar njëri-tjetrin.

ga Durrësi ku gjendet në një ekskursion me grupin e parë prej 400 mësimdhënësve, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka konfirmuar se në grupin e dytë pritet të bashkohen edhe rreth 25 mësimdhënës nga Prishtina.

Por, komuna thotë se nuk do të lejojë punëtorët e saj që gjatë periudhës së punës të marrin pjesë në këtë organizim, të cilin e ka quajtur absurd në kohë pandemie.

Kurse, as SBASHK-u nuk e di saktë se punëtorë arsimorë janë të prekur me koronavirus, ndonëse thotë se numri i tyre është i vogël.

Për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19, është paralajmëruar mundësia që mësimi online të vazhdojë edhe në vitin e ri shkollor.