Arbëri

“Shota” sot defilon për nderë të Ditës së Fëmijëve

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do zhvillojnë sot një defile me kostume kombëtare me fillim nga ora 12:00, shkruan KultPlus. Aktiviteti do të zhvillohet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Parakalimi i valltarëve do të zhvillohet përgjatë sheshit “Nënë Tereza” nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi ”Ibrahim Rugova” dhe anasjelltas.

Në fund, valltarët e Ansamblit ”Shota” do të performojnë një kolazh të valleve para shtatores së Skënderbeut.