Kryeqyteti ende pa “Prishtina Parking”

Kryeqyteti ende pa “Prishtina Parking”

25 shkurt 2017 23:00

Hapësirat për parkingje vazhdojnë të mbesin sfidë për udhëheqjen komunale të Prishtinës, por edhe për vetë qytetarët.

Në mungesë të tyre, ditëve të fundit qytetarët shfrytëzuan edhe hapësirën te Newborni, por Policia, pas shumë kërkesave të Komunës, intervenoi për largimin e tyre, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Komuna kishte premtuar zgjidhje me themelimin e ndërmarrjes “Prishtina Parking”.

Arsyetimet e Komunës për mosfunksionalizimin e saj se duhet pritur deri të hyjnë në qarkullim autobusët e rinj, opozita po i quan të pabazuara.

Por, akuza për bojkotim të punës nga ana e opozitës, ka edhe komuna.

Megjithatë, opozita insiston se nuk e kanë të qartë se pse kryetari Shpend Ahmeti ende nuk e ka emëruar njërin aksionar, kur dy të tjerët tashmë janë zgjedhur nga Kuvendi Komunal.

Kontingjenti i parë i autobusëve është lëshuar në qarkullim tashmë, ndërsa i dyti pritet të lëshohet gjatë muajit mars.

Kështu, “Prishtina Parking” sipas zyrtarëve komunalë, do të funksionalizohet më së largu në pranverë.

Komuna, fillimisht, kishte thënë se projekti do të funksionalizohet në muajin shtator të vitit 2016, e më pas në muajin nëntor, por deri tash komuna ka vazhduar të mos i përmbahet këtij premtimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme