“Velania” e papërfshirë në anketimin online për trafik urban në kryeqytet Foto: Koha / ilustrim

“Velania” e papërfshirë në anketimin online për trafik urban në kryeqytet

31 maj 2017 09:12

Lagjja “Velania”, e cila nuk është e përfshirë në rrjetin aktual të trafikut urban, nuk është përfshirë në anketimin online të Komunës së Prishtinës për nevojat e transportit urban.

Megjithëse kjo lagje prej disa vjetësh ka kërkuar nga autoritetet komunale një linjë të transportit urban, kjo nuk është realizuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mosprezenca e kësaj lagjeje në pyetësorin e Komunës ka nxitur reagime.

dhjetëra shkresa i janë adresuar deri tash Komunës së Prishtinës nga banorë të lagjes “Veternik” apo “Velania” në Prishtinë, me kërkesën që t’iu mundësohet udhëtimi me transportin publik. Por banorëve të këtyre lagjeve nuk u është dhënë deri më tani kjo mundësi nga Komuna.

Por drejtues të Komunës mospërfshirjen e lagjes “Velania” në pyetësor nuk e shohin si problem.

“I gjithë qyteti është i përfshirë në anketim, por ‘Velania’ ka mundur të futet me ‘Taslixhe’, ‘Taukbahçe’ etj”, ka thënë zyrtari për media në Komunën e Prishtinës, Erzen Vraniqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme