Arbëri

Inspeksioni rrënon shtëpinë gërmadhë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se pavarësisht menaxhimit të pandemisë, komuna po vazhdon t’i ruajë qytetarët edhe nga rreziqet tjera.

Ahmeti bëri të ditur se Drejtoria e Inspeksionit rrënoi shtëpinë gërmadhë në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, e cila paraqiste rrezik për kalimtarët dhe banorët përreth.

“Pavarësisht se vëmendja dhe angazhimi kryesor është përballë pandemisë, detyra jonë është që t’i ruajmë qytetarët edhe nga rreziqet e tjera. Sot, Drejtoria e Inspekcionit rrënoi shtëpinë gërmadhë në rr. “Ibrahim Lutfiu”, e cila paraqiste rrezik për kalimtarët dhe banorët përreth”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.