Arbëri

KRU ”Prishtina” bën thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim

Foto: Koha

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” iu ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i paguajnë shërbimet për ujë dhe kanalizim.

Përmes një njoftimi për media, KRU “Prishtina” thotë se çdo pagesë në shërbim të ujësjellësit dhe kanalizimit, do të kthehet në investime afatgjate, duke përmirësuar shërbimet që lidhen me ujë dhe kanalizim.

“Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, moslejimin e grumbullimit të borxhit tuaj dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara. Nëse vendosni të realizoni pagesë në pikat e arkëtimit, ju lutem respektoni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e distancës sociale dhe masat tjera mbrojtëse. Përveç pikave të arkëtimit të KRU ‘Prishtina’ sh.a., pagesa mund të bëni edhe përmes Postës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare”, thuhet në njoftim.