Arbëri

Fillon dezinfektimi i rrugëve të Prishtinës

Sot për herë të dytë ka filluar dezinfektimi i rrugëve të kryeqytetit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në facebook ka publikuar edhe video gjatë dezinfektimit.

Sot fillojmë edhe një larje/dezinfektim të rrugëve në betejen tonë me virusin Covid19. Po shpresojmë të ngadalësojmë edhe më shumë. Faleminderit të gjitha ekipeve”, ka shkruar Ahmeti, raporton Koha.

Koordinatori i mirëmbajtjeve të rrugëve të kryeqytetit, Bujar Abazi, më herët gjatë një lidhjeje direkte në emisionin SOT në Kohavision, tha se dezinfektimi do të bëhet në të gjitha rrugët e kryeqytetit e më pas edhe në periferi.

Komuna ka njoftuar se dezinfektimi do të bëhet nëpër hapësira publike dhe mobilerisë urbane (ulëseve, shportave, shtyllave etj.) përmes pompave të krahut.

“Ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së #covid19. Kurse, qytetarët i lusim që t’i shmangin maksimalisht daljet”, ka njoftuar komuna.