Arbëri

Të shtunën dhe të dielën, Gërmia do të mbyllet për automjete

Descriptive Text

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një intervistë në emisionin 038 në KTV ka thënë se ka kërkuar nga policia që rruga për Gërmi nga udhëkryqi i Taukbashqes, Taslixhes e Velanisë të mbyllet të shtunën në mëngjes për makina.

“Vazhdoj të apeloj që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Sot dhe dje ka pasur më shumë lëvizje dhe nuk dua të bëj panik por qëndrimi në shtëpi është i domosdoshëm”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se po vazhdon bashkëpunimin me nivelin qendror në luftën ndaj koronavirusit.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni nga ora 20:00 në KTV.