Ndonëse ngritën shumë paqartësi e kritika, 23 nga 38 asamblistë sa ishin prezent në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, votuan pro miratimit të rikishkimit të buxhetit, raporton 038 në KTV.
11 votuan kundër, ndërsa tetë abstenuan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht thirrja e seancës u kundërshtua nga asamblistët e Ldk-së dhe PDK-së, të cilët kritikuan mungesën e kryetarit Shpend Ahmeti dhe nënkryetarit Dardan Sejdiu.
Ata kritikuan gjithashtu edhe materialet e buxhetit.
Por ishte asamblistja nga radhët e AKR-së, parti kjo në koalicion me Vetëvendosjen, Mirlinda Sopi e cila tha se rishikimi i buxhetit duhet të miratohet, pasi sipas saj në rend të parë duhet të jenë interesat e qytetarëve dhe jo të partive politike.
Gjithsej buxheti i miratuar kap vlerën prej 1 milionë e 232 mijë eurosh.
Nga to rreth 134 mijë euro do të shfrytëzohen për administratë dhe personel.
Seanca gjithashtu u karakterizua nga debati se kush i solli ujë Prishtinës, duke thënë se pavarësisht funksionalizimit të Fabrikës së Ujit në Shkabaj, rreth 20 fshatra të Prishtinës nuk kanë ujë.