Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thasët me mbeturina të aksionit ”Ta pastrojmë Kosovën” s’ka kush i merr

Aksioni i organizatës joqeveritare “Ta pastrojmë Kosovën” në lagjen Arbëria, te varrezat, në Prishtinë, u realizuar siç ishte konceptuar.

“Gjithçka përfundoi si është më së miri”, shkruan lexuesi Arsim Rexha. “Por, - shton ai –të gjitha mbeturinat u lanë në thasë të zinj dhe unë i pyeta se a do të vijë kush t’i marrë, sepse nëse nuk i merr, ato do te shpërndahen përsëri, sqarova. Ndërsa mora përgjigje ‘mos ta ndien, se ne e kemi menduar’. Unë jetoj aty afër dhe dje pasdite pash persona, ata që përditë hulumtojnë thasët e shportat e thasët e mbeturinave në kërkim kanaqesh ose të ndonjë gjëje tjetër që mund ta shesin, duke i shqyer thasët me mbeturinat e mbledhura gjatë aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, të cilët kishin mbetur aty përkundër premtimit ‘mos ta ndien, se ne e kemi menduar’ se do t’i çojnë ku duhet”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai kështu u bënte lutje publike organizatorëve të aksionit, aq të dobishëm për vendin, që t’i heqin andej thasët me mbeturina dhe të mos rishpërndahen.