Arbëri

Qytetarët anketohen online për transportin publik

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës, përgjatë tre muajve do të mbledhë propozime nga qytetarët në lidhje me nevojat e tyre për linja të reja të transportit publik. Fushata përmes së cilës Komuna po u bën ftesë qytetarëve që të deklarohen në lidhje me nevojat e tyre për transport publik ka filluar, të mërkurën, dhe do të zgjasë deri në muajin gusht, shkruan sot Koha Ditore.

deri tash shumë herë kanë adresuar kërkesa konkrete, dhe ankesa, në Komunë që të shtohen linja të reja të autobusëve nëpër qytete, meqë ka lagje të tëra, ku nuk ofrohen fare shërbime të transportit publik.

Drejtues të Komunës kanë bërë të ditur se institucioni është duke e përpiluar Planin për Lëvizshmëri të Qëndrueshme në Qytet (ang. SUMP), përmes të cilit planifikon identifikimin e problemeve në trafik dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve brenda qytetit, duke ndikuar kështu edhe në ruajtjen e ambientit.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.