NEWBORN-i bëhet gati për thirrjen e rrëzimit të mureve

NEWBORN-i bëhet gati për thirrjen e rrëzimit të mureve

14 shkurt 2017 14:06

Një kamion me skele, pasditen e së hënës, ka zënë vend para monumentit NEWBORN.

Për të gjithë ata që kanë kaluar nëpër atë pjesë të kryeqytetit ka qenë paralajmërim se tashmë ka filluar puna për transformimin e pestë me radhë të veprës që është simbol i Pavarësisë së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sikurse në ndërhyrjet e katër vjetëve të kaluar, kur NEWEBORN-i ka përçuar mesazhe me karakter vendor e ndërkombëtar, edhe këtë vit autori i obeliskut synon këtë: të përshkruhet një realitet vendor e ndërkombëtar dhe bëhet thirrje për ndryshime.

Ngjyrosja, që do t’ia japë pamjen e një muri, dhe rrëzimi i dy shkronjave, që të krijohet thirrja “No Walls” (Pa mure), janë mesazhe që do të përcillen nga vepra që u bë atraksion botëror qysh kur u zbulua për herë të parë më 17 shkurt të vitit 2008, në ditën kur është shpallur Pavarësia e Kosovës.

Pëlqimi për ndërhyrje në NEWBORN tashmë është miratuar nga Komisioni i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, por ende nuk janë dhënë edhe mjetet e kërkuara.

“Do të duket sikur muri”, ka thënë autori i obeliskut, Fisnik Ismaili... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme