Arbëri

Komuna e Prishtinës dhe Policia shpërndajnë fletushka për parandalimin e kërkimit të lëmoshës

Komuna e Prishtinës njofton se bashkë me Policinë e Kosovës kanë shpërndarë fletushka informative për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në kryeqytet.

Sipas një postimi në Facebook, Komuna e Prishtinës njofton se ka të hartuar programe dhe politika të veçanta për të trajtuar këtë dukuri dhe kategori shoqërore.

“Kohë më parë, në bashkëpunim me Terre des hommes - Kosovo kemi funksionalizuar Qendrën Ditore për Fëmijët në situatë rruge, duke qenë se janë grupi më i cenueshëm i kësaj kategorie. Falenderojmë Policia E Kosoves dhe partnerët tjerë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në njoftim.