Arbëri

Pas 5 vjetësh, Komuna e Prishtinës fillon procesin e pranimeve teknike

Rreth 5 vjet kanë kaluar që nga pranimet e fundit teknike të ndërtesave në kryeqytet.

Por, kjo pauzë, sipas zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, ka marrë fund, pasi para disa javësh, veç ka filluar shqyrtimi i lëndëve të aplikuesve, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Megjithatë, sipas Adonis Tahirit, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, ende nuk është bërë asnjë pranim teknik, pasi shumicës së aplikuesve u është kërkuar dokumentacion shtesë.

Tahiri nuk e ka përmendur fare plotësim ndryshimin e udhëzimit nga Ministria e Mjedisit, i cili ende nuk ka hyrë në fuqi.

E pikërisht pritja për fuqizimin e udhëzimit në fjalë është shkak që ende nuk është bërë asnjë pranim teknik.

Këtë e thonë edhe ndërtuesit, të cilët vlerësojnë se komuna është ngutur, kur u ka kërkuar dokumentacion shtesë disa aplikuesve pa hyrjen e udhëzimit në fuqi.

Hoxha, i cili ka marrë pjesë si ekspert në hartimin e udhëzimit administrativ, ka sqaruar ndryshimet që do të bëhen me këtë udhëzim.

Ai shpreson që kjo nguti e komunës të mos shkojë huq dhe ministri në largim, Ferat Shala, ta nënshkruajë udhëzimin përkundër rrëzimit të qeverisë, pasi në rast dështimi, kjo do t’u kushtonte më së shumti ndërtuesve.