Arbëri

Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” i shtohen 1426 tituj librash

Bibliotekës Komunale ”Hivzi Sylejmani” iu shtuan edhe 1426 tituj të ndryshëm të cilat, sipas kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, prej kohe ishin të kërkuara nga lexuesit e këtij institucioni.

“Prej literaturës angleze dhe asaj franceze e deri tek përrallat për më të vegjlit, Biblioteka ”Hivzi Sylejmani” po vazhdon të rritet ku në listën e shfrytëzuesve të rregullt përpos qytetarëve ka edhe një numër të madh studentësh”, thuhet në postimin e Ahmetit në Facebook.