Arbëri

Përfundojnë punimet që lanë pa ujë Hajvalinë, Veternikun e disa zona

Descriptive Text

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se kanë përfunduar punimet që nga mbrëmë lanë pa ujë Hajvalinë, Çakllavicën, Veternikun e Miradinë e Epërme.

Zëdhënësja për media nga KRU “Prishtina” Arjeta Mjeku, në një prononcim për Koha.net tha se sanimi sapo ka përfunduar dhe tash pritet që uji t’ju rikthehet banorëve.

“Sanimi sapo ka përfunduar dhe tash varësisht prej pozitës gjeografike, uji ka filluar t’u kthehet banorëve”, tha Mjeku.

Dje gjatë mbrëmjes, KRU “Prishtina” njoftoi se ndërprerja e furnizimit me ujë për këto lagje ka ndodhur si shkak i defektit në linjën furnizuese HDPE OD 225 mm.

“Ekipet tona kujdestare janë në terren, por për shkak të vështirësive në zonën e defektit, pozicionit të vështirë për punë, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë”, u tha dje në njoftimin për media.