Arbëri

Shala i LDK-së: Vazhdon politika përjashtuese e Vetëvendosjes

Shefi i asamblistëve të LDK-së në Kuvend komunal të Prishtinës, Flamur Shala, me një shkrim të vetin ka reaguar ndaj asaj që ai e ka quajtur koncept politik përjashtues i Vetëvendosjes, transmeton Koha.net.

Në këtë shkrim ai ka thënë se puna e Kuvendit edhe sot u pengua me të gjithë teknikën e mundshme në sallë përkundër se kishte shumicën.

Ky është shkrim i plotë Shalës:

“Sot, më 24.02.2017, sipas ftesës së Kryesuesit të Kuvendit, sipas Ligjit, në orën 10, filloi mbledhja e Kuvendit të Prishtinës me 30 anëtarë prezentë.

Mungesa e anëtarëve të ekzekutivit dhe anëtarëve të VV në mbledhje tregon edhe një herë se koncepti politik përjashtues i zyrave politike të VV është kundër demokracisë dhe kundër normave elementare të saj.

Puna e Kuvendit u pengua me të gjithë teknikën e mundshme në sallën e Kuvendit, përkundër se kishte shumicën.

Nuk ka koncept politik që ia heq nga përgjegjësia dështimet dhjetëra milionëshe të këtij ekzekutivi, dështimet në të gjitha fushat e zhvillimit të kryeqytetit.

Kjo sjellje, ky veprim i kryetarit dhe i kabinetit të tij me mospjesëmarrjen në mbledhje tregon edhe njëherë se Komuna e Prishtinës, ky institucion i rëndësishëm i zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe i demokracisë, nuk ka “Zot shtëpie”.

Ata që kanë marrë votën të qeverisin duhet të ballafaqohen me kërkesat e shumicës parlamentare”.