Arbëri

Në rrugën “Qamil Hoxha” në kryqytet dëmtohet një gyp, KRUP thotë se ekipet janë duke punuar

KRU “Prishtina” thotë se në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë është dëmtuar një gyp.

“Sot, rreth orës 12:30 ka ndodhë një dëmtim i tubit të ujit, në afërsi të restaurant “Te Pishat”, në Prishtinë, konkretisht rruga “Qamil Hoxha”. Ekipet teknike mirëmbajtëse të rrjetit të ujësjellësit janë në vend ngjarje dhe po merren me sanimin e defektit”, thueht në njoftim.

Tutje, KRUP thotp se “kërkojnë mirëkuptim nga banorët e zonës”.