Arbëri

Prishtinës i shtohen edhe tri minibiblioteka

Kryeqyteti i Kosovës hap pas hapi po shndërrohet në qytet të librit.

Tashmë, ngjashëm sikurse lagjet “Dardania” dhe “Ulpiana”, edhe lagjet “Velania”, “Bregu i Diellit” dhe “Lagjja e Spitalit” po bëhen me kënde të librit.

Ky projekt do të vazhdojë tutje dhe deri në fund të vitit pothuajse secila lagje e Komunës së Prishtinës do të bëhet me minibibliotekë.

E gjithë kjo punë në nderim dhe promovim të dijes, përkatësisht librit, mbi bazën e të cilit do të duhej të ngrihet çdo personalitet njerëzor, po bëhet falë një bashkëpunimi të gjerë mes organizatave, bizneseve, institucioneve dhe qytetarëve vullnetmirë./kp