Arbëri

Edhe sot vazhdon gjuajtja e autobusëve me vezë

Edhe sot autobusët e trafikut urban janë gjuajtur me vezë.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka publikuar një foto duke lutur të mos dëmtohen autobusët.

“Vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve edhe sot. Halloween ka përfunduar. Ju lutem mos i dëmtoni autobusët. Policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Koha.net.

Image

Kujtojmë se mbrëmë për shkak të festës së Halloween-it, shumë autobusë u dëmtuan nga gjuajtja me vezë.

Lexo edhe: Fëmijët për Halloween thyejnë një autobus në Prishtinë

Për këtë shkak, u ndërpre qarkullimi i tyre për të vazhduar sot prapë.

Lexo edhe: Lëshohen në qarkullim autobusët e “Trafikut Urban” që u sulmuan mbrëmë