Arbëri

“Termokosi” sot fillon ngrohjen nëpër kryeqytet

Ngrohtorja e Prishtinës, “Termokos”, është e gatshme të nisë sot sezonin e ngrohjes.

Afërdita Uka, zëdhënëse e “Termokosit”, në një deklaratë për Koha.net mëngjesin e sotëm e ka konfirmuar këtë duke shtuar se për shkak të motit të ngrohtë, do të punojnë me kapacitet më të vogël.

“Po jemi të gatshëm dhe sot do të nisë ngrohja. Sigurisht, do të punojmë me kapacitet pak më të vogël, ditën më pak e pasdite e gjatë natës ashtu si është nevoja”, tha Uka.

Kujtojmë se në kuadër të zgjerimit të rrjetit të “Termokosit” këtë vit si lagje e re, e cila do të kyçet ne rrjetin e ngrohjes, është lagjja Kalabria në kryeqytet.