Arbëri

Refuzohet projekti i banimit kolektiv me kosto të përballueshme

Në seancën e tretë të Kuvendit Komunal, një orë e gjysmë u është dashur kuvendarëve që të vendosin vetëm për rendin e ditës, teksa më pas ata me votën e dyfishtë të kryesuesit kanë refuzuar projektin e banimit kolektiv me kosto të përballueshme.

Kësisoj kjo pikë është hequr nga rendi i ditës, me gjithë insistimin e kryetarit Shpend Ahmeti që Kuvendi ta miratojë propozimin e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Arsyetimi i partive opozitare ishte se materialet për këtë çështje u janë dërguar me vonesë nga ekzekutivi.

“Por ky është vendim paraprak, kurse vendimi përfundimtar nuk mund të merret në këtë mandat, dhe edhe ashtu ti Lirak po pretendon se unë kam më humb, dhe ndoshta të vjen shansi që në mandatin tjetër të marrësh ti vendimin për dhënien në shfrytëzim të këtyre banesave”, i ka thënë Ahmeti, Lirak Çelajt (PDK), i cili kërkonte më shumë informata në lidhje me këtë projekt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.