Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social thotë se LDK iu bashkua sot PDK-së për të bllokuar propozimin për banim të përballueshëm, me të cilin do të përfitonin për punëtorët e komunës mbi 400 punëtorë të sektorit publik, transmeton Koha.net.
Ky është teksti i postimit përmes Facebookut të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“LDK sot ju bashkangjit PDK-se apo anasjelltas për bllokimin e propozimit për banim të përballueshëm për punëtorët e komunës. Nga ky propozim do të përfitonin mbi 400 punëtorë të sektorit publik në komunën tonë.
Do ta dërgojmë prapë në mbledhjen e radhës.
Kuvendi i Prishtinës është mbledhur sot në një seancë, në të cilën ka në rend të ditës një varg çështjesh, ndër to edhe disa plane rregulluese”.