Pritjet pa orar të qytetarëve të Prishtinës nëpër stacionet e kryeqytetit po ua vështirësojnë atyre qarkullimin.
Nëpër këto stacione, mungojnë tabelat shënjuese që tregojnë për oraret e autobusëve.
Ato ishin pjesë e premtimeve të kryetarit të Prishtinës.
Sipas qytetarëve, mungesa e tabelave nëpër stacione po ua vështirëson atyre lëvizjen me trafikun urban, si pasojë e mosinformimit të saktë se kur qarkullojnë autobusët.
Premtim tjetër i kryetarit ka qenë edhe vendosja e tabelave digjitale, projekt ky që ende nuk është realizuar, raporton KTV.
Ndërsa, si pikë e vetme reference për oraret e autobusëve mbetet sistemi online, i cili sipas qytetarëve, nuk duhet të jetë i vetmi sistem informues.
Në gusht të këtij viti, komuna e Prishtinës shpalli projektin për reformimin e transportit publik në kryeqytet, i cili përfshin edhe investimet në infrastrukturën përcjellëse dhe informimin e saktë e në kohë, të orarit të qarkullimit të autobusëve urbanë.
Mirëpo, askush nga zyrtarët komunalë nuk ka kthyer përgjigje më të hollësishme se kur pritet finalizimi i këtij projekti.
-
14 shtator 2019 19:48
-
Shpërndaje në: