Arbëri

Me planin e mobilitetit Komuna synon të kompletojë reformimin e transportit publik

Rrugëve të kryeqytetit tash e disa javë vërehen të rinj me jelekë sinjalizues.

Puna që ata po bëjnë do të shërbejë për planin e mobilitetit të qëndrueshëm, raporton “038” i KTV-së.

Aktualisht ata janë duke shënuar vend parkingjet dhe kohën e qëndrimit të veturave në to.

Paraprakisht, ata kanë përfunduar monitorimin dhe hulumtimin e transportit publik.

Të gjitha të dhënat nga terreni do të përdoren për hartimin e planit të mobilitetit, i cili pritet të përfundohet deri në vjeshtë.

Me këtë plan parashihet ndryshimi i linjave dhe krijimi i linjave të reja të transportit publik, stacioneve dhe vendparkingjeve të reja, kthimi i rrugëve në njëkahore, krijimi i unazës etj.

Hartimi dhe zbatimi i planit të mobilitetit është pjesë e përpjekjeve të Komunës së Prishtinës për reformimin e transportit publik në kryeqytet, reformë kjo e nisur me blerjen e autobusëve të rinj të Trafikut Urban.