Arbëri

Një pjesë e “Dardanisë” në kryeqytet edhe sot pa ujë

Foto: Alban Bujari / Koha

KRU “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e lagjes "Dardania" në Prishtinë edhe sot mbetet pa ujë të pijshëm.

Arsyeja e dëmtimit të tubit me diametër fi 250 mm, thuhet në njoftim, sërish vie nga dëmtimi i infrastrukturës nga institucione të tjera.

LEXO EDHE: Dardania mbetet pa ujë, KRU Prishtina konfirmon kur sanon problemin

“Kontraktorët e Ndërmarrjes Termokos edhe sot dëmtuan gypin tjetër të ujësjellësit. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren për sanimin e gjendjes”, thuhet në njoftim.

Tutje, KRU “Prishtina” thotë se “Kërkojmë mirëkuptim, apelojmë për kujdes më të shtuar nga kompanitë e tjera përgjatë punimeve të tyre teknike”.