Ahmeti: Qendra e studentëve së shpejti me QMF

Ahmeti: Qendra e studentëve së shpejti me QMF

23 shkurt 2017 12:28

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, në një postim në Facebook ka njoftuar se në Qendrën e Studentëve, te menza, së shpejti do të hapet Qendra e Mjekësisë Familjare, transmeton koha.net.

Për këtë Ahmeti ka shkruar:

“Edhe pse nuk është përgjegjësi e komunës dhe shëndetësisë primare të ofrojmë shërbime për qytetarët jashte Prishtinës, për shkak të kërkesës së studentëve së shpejti hapim Qendren e Mjekësisë Familjare në qendren e studentëve (te menza) për të ofruar shërbime për studentët e Universitetit të Prishtinës.

Punët janë para përfundimit”.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme