Arbëri

Komuna e Prishtinës ndërpret procesin e dezinsektimit si pasojë e shiut

Foto: Koha

Ditët e fundit, moti në vendin tonë ka qenë i përshkuar me reshje të konsiderueshme shiu dhe kjo ka bërë që Komuna e Prishtinës të pezullojë përkohësisht procesin e dezinsektimit.

“Për shkak të të reshurave të shiut dhe motit jostabil, përkohësisht ndërpritet procesi i dezinsektimit, i cili ka filluar të shtunën me 27 korrik. Dezinsektimi hapësinor do të vazhdojë sipas orarit të planifikuar nëpër lagje porsa kushtet atmosferike të jenë optimale për vazhdimin e këtij procesi”, ka thënë Komuna e Prishtinës në një njoftim dërguar mediave.