Grupi i asamblistëve të Aleancës Kosova e Re në Kuvendin Komunal të Prishtinës, përmes një konference për media, kanë prezantuar sot anëtaren më të re të Aleancës Kosova e Re, ish- asamblisten e Partisë së Drejtësisë Kimete Zeqa, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe nënkryetari i AKR-së, z.Korab Sejdiu i cili, duke i uruar mirëseardhje Zeqa, ka thënë se ardhjet e reja në AKR tregojnë më së miri për performancën pozitive të partisë, e cila tashmë shihet si parti e shpresës për shumë qytetarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtarja më e re e Aleancës Kosova e Re, Kimete Zeqa aktivitetin e saj politik në tri mandate radhazi e kishte ushtruar si asambliste e Partisë së Drejtësisë, ndërsa nga sot, aktivitetin e saj politik brenda Kuvendit Komunal të Prishtinës, do ta zhvillojë si pjesë e grupit të asamblistëve të Aleancës Kosova e Re.