Arbëri

Përplasje në nëndegën e LDK-së në ‘Mat’

Përplasje mes kandidatëve ka pasur në kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së në lagjen Mati 1.

Avdi Pireva është rizgjedhur kryetar i nëndegës Mati 1 dhe derisa në disa video shihet duke u nxjerrë jashtë, Fatos Azemi.

Ky i fundit ka thënë se është nxjerrë përjashta pasi që ka qenë kundërkandidat për kryetar të Matit.

Hazir Borovci , kryetar i degës së 3 “Ibrahim Rugova” ka thënë për KTV-në se LDK-ja është shtëpi e madhe ku ka diskutime.

Ai ka thënë se në mbledhje ka marrë pjesë edhe policia e cila ka siguruar rend dhe qetësi.

“LDK-ja ka rregulloret e saj dhe ato duhet respektuar” ka thënë Borovci.

Një javë më herët përplasje kishte edhe në nëndegën e LDK-së ‘Muhaxhirët 2’ në Prishtinë. E në muajin maj, përleshje fizike ka pasur në nëndegën e Qendrës në Mitrovicë.