Arbëri

Pjesa e sipërme e parkut të qytetit e harruar nga Komuna e Prishtinës

Gjelbërim që mirëmbahet me lule të shumta e lodra të reja. Kjo është pjesa qendrore e parkut të qytetit në Prishtinë.

Por vetëm pak metra tutje, në pjesën e lartë të parkut gjendja është krejt ndryshe.

Asnjë lule e mbjellur nga zyrtarët komunal, ulëse të shkatërruara e këndi i lodrave jofunksional.

Banorët thonë se Komuna e Prishtinës ka standarde të dyfishta brenda një hapësire të njëjtë, raporton “038” i KTV-së.

Ata që kalojnë kohën në pjesën e sipërme thonë se janë banorët e shtëpive përreth që kujdesen për hapësirën e harruar nga Komuna.

Drejtoresha e parqeve në Komunën e Prishtinës, Fatime Hajdari thotë se bashkë me UN HABitatin kanë bërë një projekt ideor me të cilin është paraparë rregullimi i tërë parkut.

Hajdari ka thënë se do të kërkojë nga ndërmarrja komunale Hortikultura që të mbjellë lule edhe në pjesën e sipërme të parkut.