Arbëri

Arbëreshët e Italisë vizituan komunën e Prishtinës

Grupi i arbëreshëve të Italisë është pritu të shtunën nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Aty Ahmeti iu foli atyre për Prishtinën, numrin e banorëve, kulturën, hyjneshën në forn dhe të tjera.

Ndërsa pati edhe një premtim për arbreshët. Ahmeti tha se do të ndihmojnë arbëreshet me krejt çka kanë për të ruajtur traditën

Ahmeti u tha se ata janë në shtëpinë e tyre, dhe se do të përpiqen të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë në ruajtën e traditës dhe gjuhës.

E në emër të arbreshëve foli Noe Andrea, kryetar i komunës në Pulia, transmeton ksp.

“Dua të falënderoj për pritjen e ngrohtë me të cilën jemi jashtëzakonisht të prekur gjatë këtyre ditëve. Siç tha kryetari mund të tingëllojë e çuditshme që Kosova t’i vijë në ndihmë komunitetit të caktuar në Itali, në fakt nuk është aspak e çuditshme, ka vlerë shumë të madhe ndihma që Qeveria e Kosovës i dhuron komunitetit arbresh në Itali. Edhe pse jemi një numër i madh 50 komunitete, ne nuk jemi shumë, edhe gjeografikisht nuk jemi të gjithë të koncetruar në një zonë, ky bashkëpunim i ofruar dhe deklaruar nga qeveria ka edhe një funksion tjetër, po na bashkon edhe ne si komuna sepse nuk jemi gjeografikisht afër. Na jep mundësi të mund të diskutojmë bashkë me ju, na jep mundësi të vjen në pah që shpirti vëllazëror që na ka mbajt gjallë të ruajmë traditën tonë deri tash”, tha ai.