Arbëri

Mësues, prindër e nxënës protestuan në mbështetje të mësueses që u ther me thikë nga një prind në Prishtinë

Me bluzat të cilat mbanin mbishkrimin “Edhe unë jam Vlorë”, mësimdhënësit e shkollës “7 marsi” në Prishtinë dënuan sulmin që i ndodhi koleges së tyre Vlora Baci, e cila u ther me thikë dy ditë më parë nga një prind.

Mësimdhënësit në protestën e tyre, janë mbështetur nga prindër dhe nxënës të shkollës, raporton KTV.

Në këtë protestë, u pa edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharj, i cili kërkoi nga institucionet përgjegjësi ngritje të sigurisë në shkolla.

Derisa nxënësit dhe prindërit të cilët njihnin këtë mësuese thonë se nuk kishte asnjë arsye që mësuesja të sulmohej në këtë formë.

Ndërsa mësimdhënësit thonë se ky sulm ka rritur frikën tek ata .

Mësimdhënësja Vlora Paci, tri herë radhazi u godit me thikë nga prind, të martën në orët e paradites.

Derisa policia ka arrestuar të dyshuarën, B.D., 38-vjeçare dhe ka konfiskuar thikën që dyshohet se është përdorur në këtë incident, ende mbeten të paqarta motivet e këtij sulmi.

E vetëm dy ditë më vonë, një tjetër incident u shënua në një shkollë në kryeqytet.

Tre të rinj u lënduan nga një therje me thikë që dyshohet se ndodhi në ambientet e shkollës së mesme të bujqësisë. Derisa policia tashmë ka ndaluar një nxënës të dyshuar për këtë rast.