Arbëri

Qytetarët vazhdojnë traditën e argëtimit me këngë e valle në Gërmi

Në vendet e zhvilluara në mbarë botën në Dita ndërkombëtare e punëtorëve, karakterizohet me protesta të shumta, por në Kosovë vazhdon të ndodhë krejt e kundërta.

Edhe këtë vit, qytetarë nga vende të ndryshme të vendit mësynë Parkun e Gërmisë në Prishtinë, për të festuar ditën e punëtorëve, raporton KTV.

Aty nuk munguan as tupanët.

Ndonëse shumica të papunë, nuk u mungon dëshira për festë.

Ata tregojnë se pothuajse çdo vit, ditën e 1 Majit e kalojnë në këtë park.

Te rrethi i Taukbahçes, Policia ka bllokuar rrugën për vetura përveç atyre zyrtare, autobusëve të Trafikut Urban, si dhe banorëve të lagjes.

Gjatë gjithë ditës, në Gërmi kanë qëndruar edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe ata të Inspektoratit Komunal.