Arbëri

Me 14 euro në muaj të gjashtë linjat e Trafikut Urban në kryeqytet

Descriptive Text

14 euro kushton një biletë mujore e Trafikut Urban në Prishtinë për gjashtë linjat me të cilat operon kjo ndërmarrje në kryeqytet.

Sipas një njoftimi nga komuna e Prishtinës, çmimi për biletën mujore për linjat 1, 3, 3C, 4, 7C dhe 15 është 12 euro në muaj për nxënës dhe studentë, ndërsa 14 euro në muaj si çmim i rregullt për qytetarë.

“Kjo biletë mund të përdoret në të gjitha linjat e TRAFIKUT URBAN (në të gjithë autobusët tanë) - pa kufizime. Linjat e NPK ‘Trafiku Urban’ janë: 1, 3, 3C, 4, 7C dhe Linja 15”, thuhet në një njoftim të Trafikut Urban.

Në një përgjigje për Koha.net, punonjës të Trafikut Urban kanë thënë se një biletë mujore për vetëm një linjë kushton 12 euro.

Biletat mund të blihen në:

A) Kioska me logo Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës (tek "Plepat"), orari i punës e hënë – e premte 07:00 – 20:00. Të shtuneve: 09:0 - 13:0

B) Kioska me logo Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit, tek ''Banesat e Bardha'', çdo ditë (e hënë – e diel) sipas orarit të punës 06:00 – 22:00.