Arbëri

Shpërthen kanalizimi në rrugën “Abdyl Frashëri”, KRU Prishtina thotë se po punohet maksimalisht

Në rrugën “Abdyl Frashëri” në Prishtinë ditë më parë ka shpërthyer një kanalizim.

Qyetarët, që kanë dërguar edhe pamje, thonë se kjo gjendje e kanalizimit është që 3-4 ditë, transmeton Koha.net.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku në një prononcim për Koha.net ka thënë se ekipet janë në terren duke u munduar që të sanojnë secilin problem.

Ajo ka thënë se brenda vetëm një muaji janë raportuar mbi 300 raste, derisa ekipet kanë arritur që mesatarisht të rregullojnë 12-13 raste. Në dy ditët e fundit me një intensitet shumë të lartë.

“Pardje kemi pasur 30 raste që janë mënjanuar, kurse dje 34 katër. E sot deri në ora 09:30 janë sanuar tetë raste të problemeve me kanalizim. Brenda një muaji kemi intervenuar në 307 raste, mesatarisht kemi arritur të sanojmë 12-13 raste brenda ditës”, ka thënë Mjeku.

Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se një rast i rëndë kishte ndodhur në Lagjen Kalabria, por kanë arritur të sanojnë problemet.

“Rastet më të shpeshta janë në Prishtinë e në Fushë Kosovë. Shumica e rasteve janë kryer, megjithatë qytetarët le të raportojnë rastet në mënyrë që të arrihet të sanohen të gjitha këto probleme”, ka thënë Mjeku.

{gallery}