Arbëri

Sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë hallakatet sërish

Descriptive Text

Ende nuk ka kaluar një vit që kur sheshi “Nëna Terezë” në Prishtinë u hap për shkak të intervenimeve në kanalizim.

Këtë javë, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, është krenuar në rrjete sociale me rregullimin e kalldrëmit të dëmtuar, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Mirëpo, hapësirat e sheshit do të hapen sërish.

Kësaj radhe për zgjerimin e rrjetit të koogjenerimit nga ngrohtorja e Termokosit.

Me këtë rast, në sistemin e Termokosit do të përfshihet objekti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe ai i Teatrit Kombëtar.

Përpos tyre, planifikohet që projekti të përfshijë edhe objekte afariste.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, i ka mohuar zërat se ndër arsyet kryesore për këto punime në shesh, është kyçja e hotelit “Swiss Diamond”, biznes ky i familjarëve të tij.

Qytetarët kritikojnë hapjen e shpeshtë të sheshit.

Ky projekt milionësh mbështetet nga Bashkimi Evropian.