Arbëri

Kërkohet që transportuesit publikë ta vendosin shenjën “50 km në orë”

50 kilometra në orë është maksimalja që një automjet, përveç atyre të shërbimeve urgjente, mund të ngasë nëpër Prishtinë.

Por, të gjithë autobusët e Trafikut Urban kanë të vendosur shenjën 85 km në orë.

Kjo, për qytetarët, është absurde.

Zyrtarë të policisë për trafik në rajonin e Prishtinës, thonë se autobusët duhet të kenë të vendosur shenjën që përkon me shpejtësinë e lejuar në qytet, raporton “038” i KTV-së.

Ndërkohë, kryeshefi i ndërmarrjes, Lulzim Rexhepaj, ka thënë se shenja 85 km në orë ka qenë e vendosur nga fabrika.

Derisa Ligji për Transportin Publik obligon transportuesit publikë të vendosin këtë shenjë, janë të shumtë operatorët që nuk e respektojnë atë.